INDUSTRIAL mb.

  • 1. Që ka të bëjë me industrinë ose me prodhimet e saj, që i përket industrisë, i industrisë; që përdoret në industri, që shërben si lëndë e parë në industri ose që prodhohet a përpunohet nga industria. Prodhimi i përgjithshëm industrial. Ndërmarrje industriale. Përpunim industrial. Bimë industriale bimë që shërben si lëndë e parë për industrinë. Artikuj industrialë. Prodhime (mallra) industriale. Proletariati industrial proletariati i fabrikave dhe i uzinave. Revolucioni industrial kalimi i gjerë nga prodhimi me punë krahu a dore në prodhimin e madh me makina.
  • 2. Që ka industri të zhvilluar; që ka shumë fabrika, uzina e miniera. Vend industrial. Qendër (zonë) industriale.
  • 3. Që përgatit specialistë për degët e ndryshme të industrisë. Shkollë industriale.