infektohem
INFEKTOHEM vetv.
- 1. Më zë një sëmundje ngjitëse, më ngjitet një sëmundje nga dikush tjetër; marr mikrobe a baktere që japin sëmundje, marr infeksion. Iu infektuan veshkat. Iu infektua plaga (gishti). U infektua nga myku (nga mikrobet, nga brisku).
- 2. fig. libr. Marr nga një tjetër diçka të keqe në mënyrën e jetesës, të të menduarit etj.; marr vese, të meta e shfaqje të dëmshme nga jashtë ose nga një i huaj. U infektua nga ideologjia e huaj (nga parullat e armikut). Nuk infektohet lehtë.