INFEKTOJ kal.

  • 1. I ngjit dikujt një sëmundje, i jap sëmundjen që e kam unë; bëj që të marrë mikrobe a baktere një qenie, një organ, një plagë, një bimë etj., përhap tek të tjerët mikrobe e baktere që shkaktojnë sëmundje, praj. Më infektoi dorën (këmbën). Infektoi plagën. E infektoi rëndë (keq).
  • 2. fig. libr. I jap dikujt diçka të keqe në mënyrën e jetesës, të të menduarit etj.; bëj që dikush të marrë vese, të meta e shfaqje të dëmshme.