INICIATIVË f.

  • 1. Nismë. Iniciativë revolucionare (e guximshme, e re). Iniciativa e masave (e klasës punëtore, e rinisë). Me iniciativën e vet. Lindën një sërë iniciativash. Marr (përhap, përqafoj, thelloj, mbështet, përkrah) një iniciativë. Marr iniciativën. Ia marr iniciativën dikujt nuk e lë dikë (që ka filluar një punë a veprimtari) të vazhdojë e të veprojë i pari dhe filloj të veproj vetë para tij. Marr iniciativën në duar filloj të veproj unë i pari. Kam iniciativën në dorë veproj unë i pari; ia jap unë drejtimin një pune. I shpëtoi iniciativa nga dora (nga duart) la një tjetër të veprojë i pari.
  • 2. Aftësi për të parë i pari e në mënyrë të pavarur në punë a në jetë, për të filluar një punë e për të vetëvepruar, për t'i dhënë shtysën e parë diçkaje ose për të nxitur të tjerët të ndërmarrin një punë; vetëveprim. Shpirt iniciative. Njeri me iniciativë. Ka iniciativë.
  • Iniciativë ligj vënëse drejt. nismë ligjvënëse.