INKURSION m.

  • 1. Futja thellë në prapavijat e armikut për veprime luftarake të shpejta; sulm i papritur e i shpejtë që ndërmerret kundër qendrave të banuara ose kundër objekteve të ndryshme të një vendi armik. Inkursion i shpejtë (i menjëhershëm, i befasishëm). Inkursion ajror. Inkursioni i Brigadës I Sulmuese. Inkursion në Veri. Ndërmorën (bënë, filluan) një inkursion.
  • 2. sport. Sulm i shpejtë në drejtim të portës a të anës kundërshtare (në lojnat me top). Inkursion i bukur ( i rrezikshëm).