INSPEKTORAT m.

  • Organ shtetëror i ngarkuar të shohë punën e ndërmarrjeve a të institucioneve të caktuara, organ që kontrollon, që jep udhëzime për diçka a që merret me zgjidhjen e diçkaje; zyra e ndërtesa e këtij organi. Inspektorati shtetëror (rrugor, shëndetësor). Inspektorati i sigurimit teknik (i mbrojtjes, i farërave, i futbollit). Inspektoratet e punës. Punonjësit e inspektoratit.