instalim
INSTALIM m. libr.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve INSTALOJ, INSTALOHEM. Instalimi i motorit (i makinerisë). Instalimi i elektrikut (i ujit). Bëj instalimin.
- 2. Vegël, aparat, makineri, pajisje etj. që është vendosur atje ku duhet; tërësi veglash, aparatesh etj. në një fabrikë, në një laborator a në një ndërtesë të vendosura sipas punës që kryejnë; ngrehina së bashku me pajisjet. Instalime elektrike (hidraulike, industriale, ushtarake). Instalime nëntokësore. Instalim i përkohshëm (i përhershëm, i posaçëm). Instalimet e centralit (e minierës). Shkatërroj instalimet e armikut.