INSTANCË f.

  • 1. zyrt. Shkallë e veçantë në një tërësi organesh shtetërore, administrative etj. që ka në dorë zgjidhjen e një çështjeje. Instancat e ulëta (e larta). Në të gjitha instancat. Iu drejtua instancës më të lartë.
  • 2. drejt. Shkallë e veçantë e një procesi gjyqësor; shkallë e gjyqit që ka të drejtë të shohë e të zgjidhë një çështje gjyqësore. Në instancën e parë (e dytë).
  • Në instancë të fundit libr. shih te FUNDIT (i, e).