institut
INSTITUT m.
- 1. Shkollë e lartë që përgatit specialistë për një a për disa degë të ekonomisë e të kulturës, të shkencës e të teknikës; qendër për kërkime e studime shkencore në një fushë të caktuar, me disa sektorë, me laboratorë etj.; ndërtesa e kësaj shkolle të lartë a e kësaj qendre; përmb. bised. studentët e punonjësit që bëjnë pjesë në një shkollë a në një qendër të tillë. Institut i lartë. Instituti bujqësor (pedagogjik, mjekësor). Institut kërkimor-shkencor. Instituti i shkencave (i arteve, i fizkulturës, i projektimit). Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Punonjësit e instituteve. Drejtori (këshilli shkencor) i institutit. Ndërtesa e institutit.
- 2. drejt. shih INSTITUCION,~I 2.