instruksion
INSTRUKSION m. libr.
- 1. Udhëzim që duhet ndjekur, shpjegime e sqarime që jepen për një çështje, për një punë etj.; përmbledhje rregullash, udhëzimesh etj. që duhen zbatuar kur kryhet një punë, kur përdoret një aparat etj.; libër, fletore etj. që përmban këto rregulla e udhëzime. Instruksion i hollësishëm. Instruksione teknike. Në bazë të instruksioneve. Jap (marr) instruksione.
- 2. usht. Seminar, mësim a stërvitje që bëhet për përgatitje të posaçme në një degë të caktuar; përgatitja e posaçme në një shkollë ushtarake, në një kurs etj. Instruksion për zbulues. Shkolla e instruksionit. Qendër instruksioni.