intensitet
INTENSITET m.
- 1. libr. Shkallë e lartë force, energjie, vrulli etj., me të cilën bëhet diçka, përqendrim i madh i përpjekjeve dhe i të gjitha mundësive për të kryer diçka në mënyrë të shpejtë e të thellë, fuqi veprimi; të qenët intensiv. Intensiteti i zhvillimit. Intensiteti i punimeve (i stërvitjeve). Intensiteti i sëmundjes. Shtimi i intensitetit. Punoj me intensitet punoj me të gjitha forcat, me vrull e me përpjekje të mëdha.
- 2. spec. Forca e diçkaje, denduria me të cilën ndodh diçka ose shpejtësia me të cilën lëviz diçka; fuqia e një mase që lëviz; denduri. Intensiteti i zërit (i tingullit). Intensiteti i theksit. gjuh. Intensiteti i valës. Intensiteti i dritës. Intensiteti i reshjeve.
- 3. fiz. Sasia e ngarkesës elektrike që kalon nëpër qark në një njësi kohe, forca e rrymës elektrike; forca e fushës elektrike ose e fushës magnetike. Intensitet elektrik (magnetik). Intensiteti i fushës elektrike (i fushës magnetike). Rritet (bie) intensiteti. Mat intensitetin.