INTERNACIONALE f.

  • 1. Bashkim ndërkombëtar i njerëzve, i grupeve shoqërore, i partive, i organizatave etj. që kanë pikëpamje e synime të përbashkëta; lidhje a shoqatë politike ndërkombëtare e forcave që kanë bindje e qëllime të njëjta; ndërkombëtare. Internacionalja komuniste. Internacionalja e Parë (e Tretë). Internacionalja socialiste. Internacionalja fshatare. Udhëheqësit e Internacionales.
  • 2. Emri i këngës luftarake të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, himni ndërkombëtar i proletarëve. Këndojmë Internacionalen. Buçet Internacionalja. Nën tingujt e Internacionales.