INTERNACIONALIZËM m.

  • Ideologjia, politika dhe veprimtaria praktike e proletariatit revolucionar dhe e partisë së tij komuniste që synojnë për një lidhje të fuqishme e të qëndrueshme të proletarëve të të gjitha vendeve në luftën e tyre klasore për përmbysjen e kapitalizmit dhe për fitoren e komunizmit; përkrahja e mbrojtja e lirisë, e të drejtave dhe e barazisë së popujve të gjithë botës, lufta kundër çdo lloj shfrytëzimi, nacionalizmi borgjez e shovinizmi — si një nga parimet bazë të partive komuniste, të revolucionarëve marksist. Internacionalizmi proletar. Internacionalizimi socialist. Parimet e internacionalizmit. Me ndjenjën e internacionalizmit. Veprojmë në frymën e internacionalizmit.