interpretoj
INTERPRETOJ kal. libr.
- 1. Shpjegoj a shkoqit diçka të errët e të vështirë për të tjerët; e paraqit a e sqaroj diçka ashtu si e kuptoj ose si e mendoj unë. Interpreton një çështje (një dukuri, një ligj, një vendim). Interpreton faktet. Interpretoj një mbishkrim. E interpretoi drejt (keq). E interpreton ndryshe.
- 2. Jap mendimet, ndjenjat, dëshirat a kërkesat e një tjetri; flas në emër të një tjetri, duke u bërë zëdhënës i tij. Interpretoj dëshirat (vullnetin) e një tjetri.
- 3. Luaj një rol në një dramë ose luaj një pjesë muzikore; këndoj një këngë a luaj një valle në një shfaqje. Interpreton rolin e punëtorit. Interpreton bukur. E interpretoi me mjeshtëri të rrallë (në mënyrë origjinale).