interval
INTERVAL m. libr.
- 1. Koha ndërmjet dy ngjarjeve, dy dukurive a dy veprimeve, koha nga një çast në një çast tjetër, pjesë kohë, ndërkohë; koha e pushimit ndërmjet dy akteve të një shfaqjeje teatrale, muzikore etj., pushim i shkurtër. Interval i shkurtër. Me intervale kohë me kohë, herë pas here; me ndërprerje pak a shumë të rregullta; me hope. Gjatë intervaleve.
- 2. Largësi a hapësirë midis dy sendeve, midis dy pikave etj.; gjatësia e njëjtë që ndan diçka në pjesë, në shkallë a në gradë, pjesë gjatësie. Interval midis dy trupave (midis dy pikave). I ndarë në intervale (metri, vizori, termometri).
- 3. muz., fiz. Ndryshimi i një tingulli nga një tjetër që është më i lartë a më i ulët. Interval prej një toni (prej një gjysmëtoni). Interval oktave intervali i dy notave të njëjta në dy oktava që ndjekin njëra-tjetrën.