INTRIGË f.

  • 1. Veprim që bëhet me qëllim të keq e prapa krahëve të dikujt për ta ngatërruar me të tjerët, për ta futur në kurth a për ta dëmtuar; punë tinëzake dhe e pabesë që dikush e bën për të arritur qëllimet e tij jo të ndershme. Intrigë e ulët (e poshtër, e ndyrë, armiqësore, djallëzore). Intriga të imperializmit (të revizionizmit, të armiqve). Vend intrigash. Thur (bën) intriga.
  • 2. let. Një varg veprimesh të ndërlikuara e ngjarjesh të ngatërruara, me kthesa të papritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërta të personazheve të një vepre letrare dhe që ndikojnë në rrjedhën e zhvillimit të subjektit të saj. Intrigë e thjeshtë. Intriga e dramës (e romanit, e tregimit). Krijon (zgjidh) intrigën.