INTUITË f.

  • Aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë; aftësi për ta kapur diçka menjëherë e drejt, për ta nuhatur shpejt e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar. Intuitë e mprehtë (e hollë, e thellë). Intuitë politike. Intuita e nënës. Intuitë artisti (shkrimtari). Njeri me intuitë. Në bazë të intuitës. Gjej (kuptoj, kap, vlerësoj) me intuitë.