italian
ITALIAN m.
- 1. Banor vendas i Italisë ose ai që e ka prejardhjen nga Italia.
- 2. bised. Përfaqësues a pjesëtar i forcave pushtuese italiane në vendet e tjera gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Krimet e italianëve. I hodhën italianët në det.
ITALIAN mb.
- Që lidhet me Italinë ose me italianët, që është karakteristik për Italinë ose për italianët, i Italisë ose i italianëve; që është krijuar nga italianët. Popullsia italiane. Qytetet italiane. Bregdeti italian. Shteti italian. Ekonomia italiane. Gjuha italiane. Valle (këngë, muzikë) italiane. Opera italiane.