ITHTAR m.

  • Ai që ndjek me vetëdije një drejtim të caktuar në fushën e mendimit, ai që u përmbahet parimeve dhe pikëpamjeve të një rryme filozofike, politike, letrare, artistike, shkencore etj. ose të një doktrine të caktuar; përkrahës i mendimeve e i pikëpamjeve të dikujt, nxënës e ndjekës i mësimeve të tij, përkrahës, pasues, ndjekës. Ithtar i flaktë.