ITINERAR m.

  • 1. Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend tjetër të largët; rrugëtim; përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim, me të dhëna për largësinë që kanë këto vende ndërmjet tyre, për kohën e nisjes e të arritjes; vija e ecjes ose e udhëtimit në një skicë a në një hartë. Itinerari i marshimit (i garës). Itinerari i brigadës (i çetës). Skica (harta) e itinerarit. Caktoj itinerarin. Ndjek itinerarin e caktuar. Eci (udhëtoj) sipas itinerarit.
  • 2. Rruga dhe koha e lëvizjeve të mjeteve të rregullta të udhëtimit; treguesi i këtyre lëvizjeve. Itinerari i trenave (i autobusëve).