JAKI f.

  • 1. Llapë që bëhet me të bardhën e vezës, me sapun, me lesh a me pambuk etj., që ngurtësohet në një kohë të shkurtër dhe përdoret së bashku me disa dërrasa shumë të holla për të mbështjellë e për të shtrënguar pjesën e ndrydhur a të thyer të një gjymtyre; llapë me sapun, me qepë, me vaj etj., që vihet në një pjesë të vrarë të trupit për ta shëruar. Shtie jaki. I vuri jaki (në dorë, në gju, në mes). I vajti në vend dora (këmba) me jaki.
  • 2. Prerje a hapje e vogël, që ia bëjmë vetë një plage, me qëllim që ajo të rrjedhë për ca kohë që të pastrohet ose që të lehtësohen dhembjet. I hap (i çel) një jaki.
  • I çeli një jaki (të keqe) dikujt e hidhëroi dikë, e shqetësoi shumë, i hapi një plagë.