japonez
JAPONEZ m.
- Banor vendës i Japonisë ose ai që e ka prejardhjen nga Japonia.
JAPONEZ mb.
- Që ka të bëjë me Japoninë ose me japonezët, që është karakteristik për Japoninë ose për japonezët, i Japonisë ose i japonezëve, që është krijuar nga japonezët. Populli japonez. Ekonomia (industria) japoneze. Punëtorët japonezë. Imperialistët (militaristët) japonezë. Mëndafsh japonez. Këngë (valle) japoneze. Gjuha japoneze.