jargë
JARGË f. zakon.
- 1. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja. I bien (i varen, i kullojnë, i shkojnë) jargë. Fshiu jargët. I kullon goja jargë. I nxori jargë.
- 2. Lëng i bardhëllemë, i trashë e ngjitës, që lëshojnë kërmijtë, disa krimba etj. Jargë kërmilli. Jargët e krimbit të mëndafshit. I ka bërë muret me jargë.
- Derdh jargët për diçka thjeshtlig. shih te DERDH. I shkojnë (i kullojnë) jargët i vete mendja për diçka të shijshme a për diçka që i pëlqen, lakmon diçka; i lëshon goja lëng nga diçka.