jatagan
JATAGAN m.
- Një lloj shpate jo shumë e madhe, e përkulur nga maja, me një presë dhe me dorezë të stolisur, që mbahej në mill dhe ngjishej në brez. Me shpata e jataganë. I preu kokën me jatagan. Kryqëzuan jataganët.
- I priste jatagani (kordha, shpata, palla, sëpata) djathtas e majtas (nga të dyja anët) shih te PRES. Një mill s'i nxë dy jataganë fj. u. s'mund të bësh mirë disa punë njëkohësisht; s'mbahen dy kunguj në një sqetull.