jehon
JEHON jokal.
- 1. Jep jehonë zëri, kur përplaset diku (në mur, në faqe mali etj.) dhe kthehet prapa, rikthehet e dëgjohet zëri përsëri. Jehon zëri. Jehojnë krismat.
- 2. Përhapet me forcë, kumbon (për zërin, zhurmat etj.); buçet, ushton (edhe fig.). Jehojnë pyjet. Jehon kënga. Jehojnë sirenat (motorët). Jehojnë malet (luginat). Më jehon në veshë.