jeshil
JESHIL mb. bised.
- 1. I gjelbër. Ngjyrë jeshile. Sallatë jeshile një lloj lakre që bëhet sallatë. U bë jeshil (në fytyrë) mori në fytyrë një ngjyrë shumë të zbehtë nga frika, nga sëmundja etj.; u mavijos, u ir. Janë ende jeshile (pemët) nuk janë pjekur ende.
- 2. si em. ~E, ~JA f. bised. Ngjyra e gjelbër. Jeshile e hapur (e çelur, e fortë, e thellë, e mbyllur). Veshur në jeshil.
- 3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET dhe ~I m. ~E, ~ET. Tërësia e bimëve të gjelbra, e barishteve të njoma etj.; vend me këto bimë a barishte, vend i gjelbëruar. Në jeshile të fshatit. E lëshoi (kalin) në jeshile. Ra në jeshil bagëtia.
- Myku jeshil (i gjelbër) bot. shih te MYK,~U.