jetëgjatë
JETËGJATË mb.
- 1. Që e ka jetën të gjatë, që jeton shumë; si ur. që e pastë jetën të gjatë; kund. jetëshkurtër. Njeri (burrë, grua) jetëgjatë. Drurë jetëgjatë. Bimë jetëgjata. Qofsh jetëgjatë! ur.
- 2. Që ruhet për një kohë të gjatë, që rron shumë; që nuk prishet shpejt, që s'del shpejt jashtë përdorimit (për sendet); kund. jetëshkurtër.
- 3. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit (kryesisht për njerëzit). Biri im, o jetëgjatë! Jetëgjati jetëshkurtër s'bëhet. fj. u.