jetëgjatësi
JETËGJATËSI f.
- 1. Koha sa zgjat jeta e një njeriu a e një qenieje tjetër të gjallë; zgjatja e jetës, të qenët jetëgjatë. Jetëgjatësia e njeriut (e kafshëve, e bimëve). Jetëgjatësia e farërave. Bari i jetëgjatësisë. E fshehta e jetëgjatësisë. Lufta për jetëgjatësinë.
- 2. Koha sa është e vepron ose sa ruhet diçka, koha sa zgjat jeta e një gjëje; zgjatja e jetës së diçkaje; të qenët jetëgjatë.