jetik
JETIK mb.
- 1. shih JETËSOR, ~E 1, 2, 4. Lëngje jetike. Dukuri jetike. Funksione jetike. Nevoja (kushte, kërkesa) jetike. Të drejta jetike. Çështje jetike. Me rëndësi jetike. Rrogë jetike vjet. rrogë që i jepej dikujt për gjithë jetën për shërbimet e tij patriotike.
- 2. I lashtë, i moçëm, shumë i vjetër. Armë jetike. Gjysh jetik. Plaka jetike. Në kohën jetike.
- 3. si em.~ U m. ~Ë, ~ËT. Njeri shumë i moçëm, plak i jetës; plak që e ka lënë këmba e dora.