jetoj
Shqip
redaktoniFolje
redaktonijetoj jokal.
- Jam gjallë, jam në jetë, rroj, gjëllij; bëj një jetë të gjallë. Jeton me nder. Jetoi gjatë (shumë, pak, sa u plak). Dua të jetoj. Di të jetojë (si duhet). Ky dru jeton dyqind vjet. Për një nder jeton njeriu. fj. u. Sa të jetosh, do të mësosh. fj. u.
- Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë; mbahem në jetë, ushqehem. Jeton me punën e vet (me duart e veta). Jeton me djersën e ballit. Jetonte në kurriz të të tjerëve. Jetonin me barishte (me bukë thatë). Ka jetuar me koret (me thembrat) e botës. Jetonte me sot me nesër bënte një jetë të pasigurt, nuk dinte sot ç'do të hante nesër, i shtynte ditët me të keq.
- Rroj bashkë me dikë, lidhem a hyj në marrëdhënie të caktuara me të gjatë jetës. Jeton me gruan e me fëmijët. Jeton me prindërit e me vëllezërit. Jetojnë bashkë. Me kë do të jetosh? Jetojmë mirë me fqinjët. Jetoi në gjirin e popullit.
- Banoj diku, rri; rroj në një vend, e kam ndejën; e shkoj jetën diku me dikë; në popullojnë një vend. Jetoj në fshat (në qytet). S'jeton këtu. Këto kafshë jetojnë në pyll (në male, në det, në vende të nxehta, në pol).
- Shkoj jetën, e kaloj jetën në një mënyrë të caktuar; kam një mënyrë jetese të caktuar. Jetojmë si revolucionarë. Jeton vetëm (në vetmi). Jetonin mirë (keq). Jetojmë me të gjitha të mirat. S'dinte të jetonte. Jetojnë nën zgjedhën (nën thundrën) e kapitalit.
- vet. veta III. Ka jetë të gjatë; vazhdon të punojë e të veprojë; duron shumë, nuk prishet nga përdorimi ose nga koha. S'jetoi gjatë makina.
- edhe kal. Marr pjesë në një ngjarje, në një gëzim a hidhërim etj. ose jam me shpirt, me mendje, me ndjenja me diçka; njoh a shoh diçka në jetë, kaloj a provoj diçka nga jeta; e ndiej thellë në shpirt diçka; përjetoj. Jetuan çaste (ngjarje) dramatike (të bukura, të hidhura). Jeton me shpirt (me mendje). Jeton me çështjet e ditës. Jetonte me të kaluarën. Jetonte larg problemeve të kohës. Jetuam vitet e luftës.
- fig. kryes. veta III. Është në kujtesën ose në mendjen e të tjerëve, nuk e harrojnë; është e gjallë diçka, ruhet e çmohet, ka lënë gjurmë. Jeton në kujtesën (në mendjen, në zemrat) e njerëzve.
- Jetojnë në një lëkurë jetojnë njëlloj të gjithë. Jetonte (rronte) si gogla në ujë shih te GOGËL~LA.