JEZUIT m.

  • 1. Murg i urdhrit fetar katolik të ashtuquajtur «Shoqata e Jesuit», që është një nga organizatat më reaksionare e obskurantiste, më të egra e më të djallëzuara të kishës katolike (në vendet ku vepron kisha katolike; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Urdhri i jezuitëve. Kuvendi i jezuitëve. Shkolla e jezuitëve. Organet (botimet) e jezuitëve.
  • 2. fig. përb. Njeri shumë i djallëzuar, i keq dhe i egër, që hiqet si i mirë e i butë për të mashtruar të tjerët, njeri dinak e hipokrit, njeri me dy faqe, i pabesë, lajkatar e mashtrues; njeri i paparim e i pamëshirshëm, që përdor edhe mjetet më të ulëta për të arritur qëllimet e veta. Sjellje jezuiti. Me dashuri jezuiti. Ishte jezuit.

JEZUIT mb.

  • 1. Që ka të bëjë me jezuitët; që u përket jezuitëve, i jezuitëve. Urdhri jezuit.
  • 2. fig. përb. Që sillet e vepron si jezuit; që është karakteristik për jezuitët; hipokrit, i pabesë, lajkatar e mashtrues. Metoda jezuite. Sjellje jezuite. Dinakëri (djallëzi, hipokrizi) jezuite. Politikë jezuite.