JOEKONOMIK mb.

  • 1. Që s'ka të bëjë me tërësinë e marrëdhënieve në prodhim në një sistem të caktuar shoqëror; që nuk ka të bëjë me prodhimin, me shpërndarjen dhe me konsumin e të mirave materiale. Marrëdhënie joekonomike. Faktorë joekonomikë.
  • 2. Që harxhon shumë, që nuk kursen a që s'të jep mundësi të kursesh; që s'është me leverdi për ekonominë. Metodë joekonomike. Sobë (makinë, pajisje) joekonomike.
  • 3. Që s'ka të bëjë me fushën e ekonomisë. Profil joekonomik. Shkollë joekonomike.