JONË pron.

(gjin. dhan., rrjedh. SONË; kallëz. TONË) TONA (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë femërore).

  • 1. Që na përket neve, pronari i së cilës jemi ne, që e kemi ne. Shtëpia (dhoma, toka) jonë. Familjes sonë. Në tokën tonë.
  • 2. Që ka të bëjë me ne, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ne (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Nëna (gjyshja, vajza, motra, kushërira) jonë. Shoqja (mikja, fqinja) jonë. Mësuesja (drejtoresha) jonë. E dashura nëna jonë!
  • 3. Së cilës i përkasim edhe ne, pjesëtarë a anëtarë të së cilës jemi edhe ne, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne; që i përket vendit tonë; që e drejtojmë ne, në krye të së cilës jemi ne. Rruga (klasa, lagjja, ndërmarrja, fabrika, uzina) jonë. Brigada (çeta) jonë. Koha jonë. Shkolla jonë e re. Letërsia (shkenca) jonë.
  • 4. Që është përgatitur a është hartuar nga ne, që e kemi bërë ne, që del a krijohet së pari nga ne; që merret a që prodhohet në vendin tonë; që e ushtrojmë ne. Vepra (fjala, ideja) jonë. Puna (mjeshtëria, detyra) jonë. Giza (nafta) jonë.
  • 5. Që e kemi ne, që është te ne; që na dallon ne, që na përket neve, që na karakterizon ne; që lidhet me ne, që është a që bëhet për ne. Sjellja (zotësia, aftësia) jonë. Bindjet tona. Me forcat tona. Dëshirat tona. Rinia jonë. Fejesa (martesa, dasma) jonë. Lufta jonë. Për të mirën tonë.
  • 6. Që na pëlqen më shumë, që e duam më shumë se të tjerët. Kënga (loja) jonë. Gjella jonë më e mirë.
  • 7. përd. em. JONA TONA. Një e afërt, me të cilën kemi lidhje gjaku, lidhje farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; ajo, me të cilën na bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; ajo, të cilën e duam dhe së cilës i besojmë shumë. Një jona. Një nga tonat. Është jona. Fituan tonat.
  • 8. përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.
  • E bëmë tonën bëmë gjithçka sa mundëm ne, e bëmë atë që na takonte neve. Në kohën tonë
  • a) kur ishim ne të rinj;
  • b) kur punët i kishim në dorë ne, kur ishim ne në krye të punëve etj. Është dora jonë shih te DORË, ~A. Erdhi dita jonë erdhi koha a çasti kur mund të vëmë në jetë dëshirat e qëllimet që kemi pasur; erdhi dita për ne.