JOPAQËSOR mb.

  • 1. Që është a që bëhet kundër paqes; që nuk e do paqen, që përpiqet të prishë paqen a që synon të krijojë një gjendje të acaruar, një gjendje lufte etj.; që sulmon a që kërcënon një populli, një vend etj. tjetër; që s'është paqësor. Shtet jopaqësor. Qëndrim jopaqësor. Politikë jopaqësore.
  • 2. Që s'është i qetë dhe i urtë, që ka prirje a që synon të grindet, të krijojë mosmarrëveshje etj.; që nuk sillet e nuk vepron me dashamirësi. Njeri jopaqësor.
  • 3. Që kryhet ose që arrihet me luftë a me revolucion; që është kundër frymës së pajtimit klasor; që nuk mbështetet në pacifizëm, që s'është pacifist. Rrugë (formë) jopaqësore.