JOPARIMOR mb.

  • 1. Që nuk lidhet me parimet; që nuk ka karakter të përgjithshëm; që s'është aq i rëndësishëm, që s'ka të bëjë me gjënë themelore a me atë që është thelbësore. Çështje joparimore.
  • 2. Që nuk bëhet sipas parimesh të shëndosha, që nuk mbështetet në parime të drejta e të qëndrueshme; që është në kundërshtim me parimet; jo i drejtë. Politikë joparimore. Qëndrim joparimor.