JOREALIST mb.

  • 1. Që s'merr parasysh kushtet e vërteta të realitetit dhe që s'vepron në përputhje me to; që nuk i merr punët a gjërat ashtu siç janë në të vërtetë që s'e ka ndjenjën e realitetit, që s'është realist. Njeri jorealist. Qëndrim jorealist. Është jorealist.
  • 2. art. Që s'mbështetet në parimet krijuese të realizmit; që nuk e pasqyron realitetin me vërtetësi, që nuk mbështetet në realitetin. Vepër jorealiste. Përmbajtje jorealiste. E paraqit në mënyrë jorealiste.