josh
JOSH kal.
- E tërheq, e bëj që të më vijë pas, e afroj me dhelka; ia marr mendjen, e magjeps me fjalë të bukura, me naze etj. e bëj për vete; vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) më tërheq me bukurinë, me të mirat etj., më pëlqen. E joshi me dhelka (me fjalë, me premtime, me bukurinë, me nazet). Më josh zemrën më bën ta dua, e dua. Më josh fshati (deti, fusha). Më josh puna. E josh muzika. E joshin kërkimet shkencore. E joshnin shëtitjet (qejfet, dëfrimet).