JUGË f.

  • Erë e ngrohtë që fryn nga jugu dhe që zakonisht sjell shi. Juga e bardhë erë e ngrohtë që fryn nga jugu në fillim të pranverës dhe që çel lulet, era e luleve. Fryn jugë. E dogji juga grurin. E ha (e rreh) juga (një vend) e zë era e jugut. E hëngri juga borën e shkriu borën era e ngrohtë e jugut.