jugor
JUGOR mb.
1. Që gjendet në jug të diçkaje; që është i viseve të cilat ndodhen në jug; i jugut. Pjesa (ana) jugore. Skaji jugor. Poli Jugor. gjeogr. Gjysmërruzulli Jugor. gjeogr. Tropiku Jugor. gjeogr. Gjerësia gjeografike jugore. gjeogr. largësia e një vendi nga Ekuatori në drejtim të Polit të Jugut. Pika më jugore.
2. Që fryn nga jugu, që vjen nga jugu (për erën). Erë jugore.
3. Që lidhet me vendet e ngrohta të jugut; që u përket këtyre vendeve; që është karakteristik për vendet e ngrohta të jugut ose për banorët e tyre. Dielli jugor. Ngrohtësi jugore. Netët jugore. Bimësi jugore. Temperament jugor.