JURIDIKSION m.

  • 1. E drejtë e një organi për të bërë një gjyq, për të zgjidhur një çështje, për të ushtruar një veprimtari të caktuar etj. në përputhje me ligjin. Juridiksion ndërkombëtar. Juridiksion gjyqësor (administrativ, ushtarak, civil). Ushtron (shtrin) juridiksionin.
  • 2. Sferë brenda së cilës ushtrohet një e drejtë a një veprimtari, vendi a rrethi brenda të cilit një organ vepron dhe ka të drejta të plota të ushtrojë detyrën e tij. Kishte një juridiksion të ngushtë (të gjerë). Hynte në juridiksionin e tij.