KËMBËPATË f. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe si këmbë pate, që bën lule në trajtë të një lëmshi me ngjyrë të gjelbër në të verdhë dhe që rritet në vende të lagështa, anës rrugëve e nëpër ledhe.

KËMBËPATË mb.

  • 1. Që i ka këmbët të shkurtra, të mbushura dhe që ecën si patë; që i ka këmbët me shputë të madhe.
  • 2. Që i ka gjethet të mëdha dhe në trajtën e këmbëve të patës (për bimët).