këmbësor
KËMBËSOR m.
- 1. Ai që ecën rrugës më këmbë, ai që udhëton më këmbë. Kalim vetëm për këmbësorët.
- 2. usht. Ushtar a luftëtar i këmbësorisë; ushtarak që shërben në këmbësori. Stërvitja e këmbësorëve.
KËMBËSOR mb.
- 1. I caktuar për këmbësorët, ku mund të kalojnë vetëm këmbësorët (për rrugë zakonisht të ngushta). Rrugë (udhë) këmbësore.
- 2. usht. Që shërben në këmbësori; që përbëhet nga këmbësorët; që bën pjesë në këmbësori, i këmbësorisë. Ushtar këmbësor. Trupa (ushtri) këmbësore. Divizion (batalion) këmbësor.