KËMBEJ kal.

  • 1. I jap dikujt një gjë që kam dhe marr prej tij një gjë tjetër zakonisht të po atij lloji ose me po atë vlerë, shkëmbej, ndërroj; lë diçka e marr diçka tjetër me vlerë të barabartë ose të afërt me të; zëvendësoj një pjesë të përdorur, të dëmtuar a jo të pastër me një pjesë tjetër të re a të pastër. Këmbyen nga një kujtim. Këmbeu shtëpi. Këmbyen cigare. Këmbeu orën me një radio. Këmbeu lopën me dhen. Këmbeu paratë. Këmbej çarçafët. Këmbej vendin. Këmbej udhë marr një udhë tjetër, shkoj në një udhë tjetër. Këmbyen unazat (nishanet). etnogr. u fejuan.
  • 2. I dërgoj dikujt një letër, një telegram, një mesazh etj. dhe ai më kthen përgjigje. Këmbyen letra. Këmbyen telegrame urimi (urime). Këmbyen mesazhe (nota).
  • 3. I përgjigjem një veprimi të dikujt, duke bërë të njëjtën gjë; i jap përvojën dikujt e ai më jep të tijën; shkëmbej. Këmbyen zjarr. usht. Këmbyen vështrime (buzëqeshje). Këmbyen vizita. Këmbyen fjalime. Këmbyen dy fjalë me këmbë. Këmbyen mendime. Këmbyen përvojën.
  • 4. Bëj disa herë me radhë një veprim pas një tjetri, shkëmbej radhazi. Këmbej lëvizjet.
  • 5. fig. Mohoj një pikëpamje, një ide etj. dhe përqafoj një tjetër; bëj timen diçka tjetër, ndryshoj, ndërroj. Këmbej mendim. Kishte këmbyer fenë. Këmbeu sjellje. Këmbeu mënyrën e jetesës. Këmbej mendje ndryshoj mendim.
  • Këmbeu (shkëmbeu, ndërroi, bëri) fjalë me dikë shih te FJAL/Ë,~A.