KËMBYER mb.

  • 1. I ndërruar me diçka tjetër që ka vlerë zakonisht të njëjtë, që është këmbyer; i shkëmbyer. Mall i këmbyer. Para të këmbyera.
  • 2. spec. Që vjen a që bëhet radhazi pas një tjetri e jo krahas tij, që shkëmbehet radhazi me një tjetër, që përsëritet një herë po e një herë jo. Gjethe të këmbyera. bot. gjethe që në degë ose në kërcell nuk dalin çift njëra kundrejt tjetrës, por tek (nga njëra dhe nga tjetra anë) në një largësi të caktuar. Rimë e këmbyer. vjet. Në mënyrë të këmbyer.
  • 3. fig. I çmendur, i shkalluar.