kënaçe
KËNAÇE f.
- 1. Shtambë prej balte ose enë e vogël shpatuke prej druri me një vesh dhe me lëfyt, që përdoret për të mbajtur ujë. Kënaçe balte (druri). Kënaçe me bark të shtypur. Pi ujë me kënaçe.
- 2. Gotë prej balte, prej bakri ose prej teneqeje, me një vesh, që përdoret për të pirë ujë, dhallë ose qumësht; sapllak.
- Bie shi me kënaçe bie shumë shi, bie shi me shtamba. Prish bucela e bën kënaçe shih te BUCEL/Ë, ~A.