kënd
KËND m.
- 1. gjeom. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave, që dalin nga e njëjta pikë. Kënd i drejtë kënd që ka nëntëdhjetë gradë. Kënd i ngushtë kënd më i vogël se nëntëdhjetë gradë. Kënd i gjerë kënd më i madh se nëntëdhjetë gradë. Kënd i shtrirë kënd që ka njëqind e tetëdhjetë gradë. Kënde të kundërta. Kënd i jashtëm (i brendshëm). Kënde përgjegjëse kënde të kundërta a të anëshkruara, që formohen në kushte të njëjta dhe janë të barabarta. Kënd plotësues këndi që së bashku me një tjetër bën një kënd të drejtë. Këndi i prizmit. Brinjët e këndit. Madhësia e këndit. Shuma e këndeve. Mat këndin. Formon (bën) një kënd.
- 2. spec. Shkalla e shmangies nga njëra-tjetra e dy vijave të dala nga e njëjta pikë, që shërben për të matur diçka. Këndi i rënies (së një trupi). fiz. Këndi që formohet nga kulmorja dhe drejtimi i rënies së një trupi. Këndi i lartësimit. gjeol. Këndi i shënjimit këndi që formohet midis syrit, shënjestrës dhe thepit. Këndi i qitjes.
- 3. Vendi ku takohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi, qoshe, skaj; pjesa e zgjatur dhe e mprehtë e diçkaje, pjesa e ngushtë në skaj të një sendi; cep. Këndi i tryezës. Këndet e dhomës (e orës). Në kënd të rrugës. Këndi i buzëve (i syrit). Këndet e yllit. Goditje (nga) këndi. sport. gjuajtje dënimi nga njëri kënd i fushës së futbollit në drejtim të portës.
- 4. Vendi ku ulemi pranë vatrës. U ul (ndenji, u shtri, fjeti) në kënd. Zuri këndin.
- 5. Vend i largët a i mënjanuar, skaj, cep, skutë. Në një kënd të fshatit. Në çdo kënd të atdheut (të botës). Në këndet më të largëta. Nga njëri kënd tek tjetri.
- 6. Vend ku mund të jetohet rehat, vend i rehatshëm; punë e lehtë; qoshe. Kënd i ngrohtë. Kishte zënë një kënd të rehatshëm.
- 7. Vend i veçantë në një dhomë ose jashtë ku vendosen fotografi, tabela emulacioni, lajmërime etj.; vend i posaçëm a hapësirë e veçantë ku zhvillohet një veprimtari. Këndi i gjallë këndi pranë shkollë ku mbahen kafshë të gjalla për qëllime mësimore. Këndi i kuq. Kënd sportiv fushë ku zhvillohen lojëra të ndryshme sportive. Këndi i higjienës (i ndihmës së shpejtë). Këndi i lojërave vendi a parku ku luajnë fëmijët. Ngre një kënd.
- 8. fig. Vështrimi a pikësynimi, me të cilin shqyrtohet a vlerësohet diçka; prizmi. Këndi i vështrimit (i pamjes). E shikuan (e shqyrtuan) nga një kënd tjetër.
- Anë e kënd (kënd më kënd)
- a) në çdo anë, gjithandej, kudo, cep më cep;
- b) krejt, tamam. I dha kënd e zgjidhi (një punë a një çështje). Zori këndin
- a) u plak, nuk është në gjendje të punojë ose të lëvizë;
- b) është i sëmurë; ka kohë që është i sëmurë e dergjet në shtëpi. Kënd i vdekur usht. hapësirë që nuk mbulohet me zjarr, vend ku nuk të kap plumbi.