KËNDELLUR mb.

  • 1. Që ka marrë fuqi të reja, me trup e shëndet të përtërirë; me pamje të freskët, i gjallëruar, i çelur; që është e shëndetshme e plot njomësi, që ka hedhur shtat dhe është zhvilluar mirë (kryesisht për bimët). Me trup të këndellur. Bimë (lule) e këndellur.
  • 2. fig. Me zemër të gëzuar, i kënaqur; që shpreh gëzim a kënaqësi; i gjallëruar shpirtërisht. Njeri i këndellur. Me fytyrë (me sy) të këndellur.