KËPUJOR mb. gjuh.

  • Që lidh kryefjalën me kallëzuesin emëror, që shërben si këpujë; që lidh dy gjymtyrë homogjene në një fjali (për lidhëzat); që ka vlerën e funksionet e një këpuje për të lidhur mendimet (për fjalitë etj.); që formohet nga dy tema me lidhje bashkërenditëse (për fjalët e përbëra). Folje këpujore. Pjesa këpujore. Lidhëza këpujore. Fjali këpujore. Marrëdhënie këpujore. Lidhje këpujore. Kompozita këpujore.