këputur
KËPUTUR mb.
- 1. Që është ndarë në dy a në disa copa, pasi është tërhequr me forcë a është përdredhur shumë ose pasi është ngrënë nga përdorimi, është kalbur etj. (për fillin, telin etj.); që është hequr me forcë nga një e tërë ku ishte lidhur; i shkëputur. Tel (litar) i këputur. Film i këputur. Fletë të këputura.
- 2. Shumë i lodhur, i rraskapitur; që i janë shteruar fuqitë; që shpreh a pasqyron një lodhje të madhe. Njeri i këputur. Me krahë të këputur. Me sy të këputur.
- 3. fig. Shumë i varfër. Fshatar i këputur. Familje e këputur.
- 4. Që është ndarë nga nëna për të mos pirë më qumësht (zakonisht për kafshët). Qengj i këputur.
- 5. Që ka pushuar papritur a menjëherë; që ndërpritet dhe fillon prapë; i ndërprerë. Tinguj të këputur. Melodi e këputur. Vizë e këputur.
- 6. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit.
- Si yll i këputur shumë i bukur (për fëmijët e për të rinjtë).