kërçep
KËRÇEP m.
- 1. Pjesa nëntokësore e trungut të drurëve ose e kërcellit të bimëve shumëvjeçare; kërcu. Kërçep lisi. Kërçepë hardhish (ferrash). Shkul kërçepë. Lumi ka sjellë kërçepë.
- 2. Pjesë e trungut të një druri me gdhenj; kërcu.
- 3. Dru me gëthapë ku vendoset bari për të bërë mullar; mullari që ka në mes një dru të tillë.
- 4. Grremç në trungun e një druri a në degët e tij, gëthep.
- 5. përd. mb. fig. keq. shih KËRCU,~RI . E ka kokën kërçep. Është kërçep nga mendja është kokëtrashë, e ka kokën gdhe.